Nga flokët, sytë, dhëmbët, këmbët e deri te zemra, stomaku dhe veshkat, Kovidi ka ndikuar në gjithçka brenda dhe jashtë nesh. Për këtë folëm në Skype me mjeken Aurora Dollenberg, si dhe për mënyrën më të mirë për të rikuperuar trupin pas infektimit me Kovid.

“Vitamina D ka një rol kyç në rigjenerimin e trupit, por koordinon edhe metabolizmin e trupit. E kombinuar me vitaminat e serisë B dhe magnez e kalçium, plotësojnë nevojat e trupi për një rigjenerim të mirë të trupit dhe nervave. Një mënyrë e mirë ushqyerje është baza. Nevoja pas nevojës së kovidit është e lartë për vitamina. Nuk duhet nënvlerësuar roli i sportit, ecjet në natyrë dhe aktiviteti fizik. Nuk duhen nënvlerësuar rreziqet e heshtura që lë kovidi.”,- u shpreh mjekja Dollenberg.