Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Pojan, mbrëmjen e djeshme. Sipas informacioneve të konfirmuara pranë policisë, bëhet me dije se një 52-vjeçar ka qenë në gjendje të dehur kur ka goditur dhe plagosur bashkëshorten e tij 42 vjeçe, duke i thyer hundën.

Ai e ka kërcënuar që të mos tregojë pranë policisë se çfarë kishte ndodhur, por forcat e komisariatit të Maliqit kanë mundur të zbardhin të gjithë dinamikën e ngjarjes.

Pas mjekimit në spital, bashkëshortja është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa bashkëshorti me iniciale A.R. u vu në pranga nga policia.