Reshje bore ne vend. AMSM njofton se nga ora 09:00. Ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda në autostradën A2 Strugë – gp Kafasan. Nga atje thonë se ndalimi është për shkak të reshjeve të mëdha të borës. Jabllanica e mbuluar tërësisht nga bora. Rruga për në fshatin Gorna Belicë është e vështirë për t’u depërtuar.

Mësojmë se familje të tëra janë ndarë nga reshjet e dendura të borës. Në fshatin Gorna Belicë dhe në fshatrat tjera nuk ka rrymë.

Për momentin po punohet nga individë për të depërtuar një pjesë të rrugës, për të ndihmuar në marrjen e personave të “ngecur” në dëborë.

Për shkak të reshjeve të dendura të borës, në rrugën Kërçovë-Presekë-Ohër, mëngjesin e sotëm në ora 04:30 është vendosur ndalim për qarkullimin e automjeteve të rënda, njoftojnë AMSM.

Dëbora më e madhe ka rënë në Popova Sapkë, ku sot në mëngjes deri në orën shtatë lartësia e mbulesës së borës është 85 centimetra, ndërsa në Mavrovë dhe Lazaropolë kanë rënë 26 centimetra.

Sipas matjeve të Drejtorisë Hidrometeorologjike, në Pozaranë kanë rënë 17 centimetra borë, ndërsa në Pretor katër centimetra.

Mot i vranët me reshje më të dendura shiu është paralajmëruar për ditën e sotme. Mbi 25 l/m2 do të derdhen në shumë vende, ndërsa lokalisht mbi 40 l/m2 sediment ujor. Një mbulesë e re më e theksuar dëbore do të krijohet në male dhe në vendet më të larta. Fryn erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 3 deri në 10 gradë.