Dalja nga shtati i Lumit Vjosa ka sjellë një sërë problematikash në zonat e jugut.

Burime për News1.al bëjnë me dije se dalja nga shtrati i lumit ka sjellë përmbytje në Fier, ku disa banesa në fshatrat Çerven dhe Ferrad janë nën ujë.

Ndërkohë me ndihmë të emergjencave civile është bërë i mundur evakuimi i disa familjeve në fshatin Ferras.

Prurjet duket se janë të konsiderueshme dhe në mesditë pritet dhe një përmirësim i situatës, pasi në Memaliaj duket se kemi një ulje të sasisë së tyre.