Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka votuar në mënyrë të fshehtë për propozimin e shkarkimit të anëtarëve të kryesisë që ishin pjesë dje e Kuvendit të Berishës, i cili nga ana e tij pretendon se ka shkarkuar të gjithë kupolën drejtuese të partisë.

Siç shihet dhe nga pamjet e noa/lsa edhe vetë Basha është bërë pjesë e votimit, së bashku me njerëzit e tij të afërt, që janë vendosur përballë Berishës. Në këtë votim është shtruar pyetja nëse anëtarët e këshillit kombëtar janë dakord për shkarkimin e kryetarit të këtij organi Edi Paloka, dhe sekretarëve dhe anëtarëve të tjerë të kryesisë.

Gazment Bardhi: Sot nuk merret asnjë vendim për përjashtim, por për shkarkim nga funksionet. Disa anëtarë të kryesisë nuk kanë respektuar vendimin e kryesisë së Partisë për thirrjen në datën 18 të Kuvendit Kombëtar. Përkundrazi! Janë angazhuar për ngritjen e strukturave paralele për te zëvendësuar institucionet e ligjshme statutore të PD.

Për ta nuk ka më kyetar partie, nuk ka sekretar të përgjithshëm, nuk ka nënkyetarë, nuk ka kryesi, nuk ka Këshill Kombëtar, perveç kjë trupe që sillet si ceulë ilegale që kërkon t’i mbivendoset istitucioneve legjitime të partisë.

Për këtë arsye, ata mund të bëjnë çfarë të duan jashtë institucioneve të partisë, por nuk mund të veprojnë si aëtarë të kryesisë qendrore të PD. Ky është propozimi ndaj Këshillit Kombëtar. Nuk po marrim masë disiplinore ndaj askujt, edhe pse interesi elektoral i PD me veprime të tilla, na jepte të drejtën e masave disiplinore sipas nenit 27. Për të mos i fryrë përçarjes, propozojmë shkarkimin nga funksionet. 

Është një pyetje në fletën e votimit. .

A jeni dakord me propozimin e kryesisë për shkarkimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka

Anëtarëve të kryesisë:

Flamur Noka

Aldo Bumçi

Gent Strazimiri

Albana Vokshi

Oerd Bylybashi

Si dhe sekretarëve:

Ervin Minarolli

Ivi Kaso

Belind Kelliçi

Ledina Mandia