Festivali i dritave ka çelur zyrtarisht atmosferën festive të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri në qytetin e Korçës.

Parku ‘Rinia’ një nga zonat më të frekuentuara të qytetit ishte zgjedhur këtë herë si epiqendër e festës për ndezjen e dritave.

Qindra qytetarë korçarë dhe vizitorë pritën me padurim numurimin mbrapsht për të dëgjuar thirrjen e kryetarit të bashkisë Sotiraq Filo për ndezjen e dritave.

Parku ‘Rinia’ me një dekor të veçantë zbukurues, pistën e patinazhit dhe kënde lojrash për fëmijë u gjallërua si rrallëherë në këtë ceremoni festive.