Masat ajrore me origjinë nga verilindja e Europës do të diktojnë mot të kthjellët por të thatë në të gjithë vendin tonë. Gjithashtu në zonat lindore do vijojnë të jenë problematike ngricat për shkak të temperaturave të ulëta. Parashikohet që orët e mbrëmjes dhe natës të mbeten në ndikimin e kthjellimeve.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por rritje të lehtë sjell mesdita duke bërë që minimumi dhe maksimumi të luhaten nga -5°C deri në 13 °C.

Era do të fryjë mestare duke arritur shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgë 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Temperatura të ulëta dhe reshje të dendura dëbore do kenë vendet nordike dhe Europa Lindore.POR ndryshe paraqitet situata për gjithë pjesën tjetër të kontinentit Europian, KU motit do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë. Më të dukshme kthjellimet do të jenë në Gadishullin Iberik dhe Rajonin e Mesdheut.

Kosova

Masat ajrore të ftohta por të kthjellëta do të përfshijnë të gjithë republikën e Kosovës, KU në një pjesë të mirë të vendit do ketë ngrica për shkak të
temperaturave të ulëta. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten gjatë gjithë ditës.

Maqedonia e Veriut

Mbeten ndikimi i të ftohtit siberian mbi republikën e Maqedonisë së Veriut. duke kushtëzuar  kthjellime por temperatura të ulëta dhe ngrica. Parashikohet që këto kushte të motit të mbeten gjatë gjithë ditës.