Festat rrisin çmimet e produkteve të shportës. Për tregtarët do të thotë më pak blerës dhe për qytetarët më pak produkte në tryezën e fundvitit. Qytetarët shprehen se rritja e çmimeve për ta ka filluar jo vetëm para festave këtë fundvit por shumë më herët.

Gjithashtu edhe tregtarët shprehen se situata ekonomike është e rënduar sivjet jo vetëm nga rritja e çmimeve në prag të festave por edhe nga situata e vështirë ekonomike e krijuar nga pandemia.