Studentë e pedagogë të Universitetit të Korçës pranë fëmijëve, nismë të mbledhin dhurata për festat e fundvitit.

Studentë e pedagogë të Universitetit ‘Fan S. Noli’ të Korçës kanë ndërmarë një nismë që të jenë pranë fëmijëve me dhurata e lodra me rastin e festave të fundvitit.

‘Njoftohen stafi akademik, stafi administrativ dhe studentë të Universitetit “Fan S. Noli” t’i bashkohen nismës së ndërmarrë nga studentë të Universitetit “Fan S. Noli” për të qënë sa më pranë fëmijëve, në veçanti atyre në nevojë për t’u ndierë të barabartë dhe për të festuar të gjithë së bashku.

Jeni të ftuar të përgatisim dhurata, lodra, veshje për të dhënë kontributin tonë në vigjilje të festave të fundvitit. Dhuratat grumbullohen në godinën e Rektoratit.

Festat marrin kuptim kur të gjithë gëzojnë njëlloj’ me këtë mesazh vjen njoftimi nga Universiteti i Korçës.