Tashmë, “Big Brother VIP” është në javën e fundit të edicionit të tij të parë dhe shumë po presin me kërshëri finale e madhe, për të mësuar se kush do ta fitojë çmimin kryesor të tij, afro 100 mijë euro.

Ndërkohë, në fillim numri i personave që u kontaktuan për të marrë pjesë në këtë shoë ishte i lartë.

Mësohet se në mesin e atyre që u thirrën për të marrë pjesë ishte dhe moderator nga Kosova, Meriton Mjekiqi.

I ftuar në ’50 pyetje’ të emisionit Prive ai rrëfeu se i ka mbërritur një propozim që të ishte pjesë e Big Brother, por tha se kishte një kusht.

Ai ka kërkuar plot 100,000 euro për t’i thënë po kësaj aventure televizive, por duket qartë se këtë kusht, produksioni nuk mund t`ia plotësonte.

Vazhdimisht është thënë se banorët e Big Brother paguhen për të qëndruar në izolim, por këto pretendime janë hedhur poshtë nga produksioni.