Nesër është paralajmëruar protesta nga ish-Kryeministri Sali Berisha.

Përmes një mesazhi në Facebook këtë të diel duke ftuar shqiptarët të marrin pjesë në protestën kombëtare që do mbahet nesër kundër ardhjes së Vuçiç  në Tiranë.

Ish-lideri historik i Partisë Demokratike, Berisha thotë se grumbullimi nis në Selinë Blu në orën 16:00, e më pas do të drejtohen në Kryeministri.

Ashtu siç ka deklaruar vetë Sali Berisha gjatë Foltoreve të ndryshme, ish-kryeministri ka premtuar të rikthehet në politikë më i fortë se kurrë pasi i është cënuar dinjiteti i tij personal, por dhe ka parë që në PD është shkelur rëndë statuti.

Pikërisht për këtë të dytën, ish-kryeministri bën fajtor pasardhësin e tij Lulzim Basha, të cilin vendosi ta shkarkojë me votat e rreth 5000 delegatëve, që u mblodhën në stadiumin Air Albania në datë 11 dhjetor të këtij viti.

Kuvendi po ashtu krijoi dhe Komisionin e Rithemelimit të PD-së që do ta drejtojë partinë deri në mars të vitit 2022, kur dhe do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri.

Ditën e djeshme, një Referendum u mbajt përreth Shqipërisë për shkarkimin e Lulzim Bashës, ku kanë votuar pro shkarkimit sipas pretendimeve nga demokratët në radhët e Berishës, mbi 40 mijë demokratë.

Në luftën e tij politike kundër Lulzim Bashës dhe në përpjekjet për rikthimin në krye të PD-së, Berisha ka paralajmëruar dhe një protestë kombëtare ditën e nesërme kundër ardhjes së Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili vjen për një takim në kuadër te Ballkanit të Hapur , nisëm kjo e kundërshtuar fuqimisht nga Berisha.

Lëvizja e Berishës kundër Bashës dhe ideja për rikthimin në krye të Selisë Blu ka ardhur pasi Basha e përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar në datë 9 shtator , përshkak se SHBA-të e knë shpallur non-gratal. Berisha nga ana tjetër ka paditur Sekretarin Antony Blinken në një gjykatë në Paris, pasi pretendon se nuk ka asnjë provë për shpalljen non-grata.