Një javë më parë, moderatorja shumë e dashur nga publiku, Bora Zemani iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Lajmin e bëri të ditur  vetë ajo, duke publikuar një video nga spitali.

Fatmirësisht, Bora  u rikuperua shumë shpejt dhe u kthye menjëherë në ekran.

Ndërkohë, së fundmi, “Prive” ka zbuluar se me çfarë lidhet operacioni që kreu moderatorja. Konkretisht, bëhet e ditur se ajo i është nënshtruar një ndërhyrjeje në abdomen. Kjo është edhe arsyeja pse Bora prej disa ditësh e prezanton emisione e ulur në karrige.