Italia ka regjistruar 36,293 të infektuar nga 779,303 teste të kryera, ndërsa një ditë më parë u konfirmuan 30,798 raste pozitive nga 851,865 teste të kryera. Po ashtu në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën edhe 146 qytetarë të tjerë krahasuar  me 153 që u regjistruan një ditë më parë.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi se aktualisht në vend janë 402,729 raste aktive, 18,585 më shumë se një ditë më parë. Që nga fillimi i pandemisë rastet totale pozitive në vend janë  5,472,469 kurse totali i viktimave është 136,077. Kurse të shëruarit janë 4,933,663.