Panik kanë përjetuar banorët dhe autoritetet ukrainase në Khmelnytsky, kur një raketë ruse ka rënë shumë pranë centralit bërthamor, mbrëmjen e kaluar.

Sipas të dhënave, shpërthimi dëmtoi rëndë disa ndërtesa administrative dhe xhamat e laboratorëve që janë të vendosura në impiantin bërthamor.

Menjëherë, autoritetet vendosën të ndërpresin dritat për shkaqe sigurie duke lënë të gjithë banorët e Slavuta e Netishyn pa energji për orë të tëra.