Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se i është nënshtruar testit të Covid-19, pesë ditë pasi u ekspozua ndaj virusit nga një anëtar i stafit të Shtëpisë së Bardhë. Rezultatet e testit nuk janë publikuar ende.

Biden rezultoi negativ për koronavirusin e ri tre ditë pasi u ekspozua ndaj tij. Presidenti amerikan foli me gazetarët për këtë çështje gjatë një takimi mbi gjendjen e zinxhirit të furnizimit në SHBA.