Ka reaguar menjëherë Prokuroria pas skandalit të rrjedhjes së pagave.

Mëngjesin e sotëm prokuroria mori nën sekuestro serverat e Agjensisë Kombëtare të Teknologjisë së Informacionit.

Ndërsa vendimi përfundimtar i marrë lidhur me këtë çështje është sekuestrimi i të gjithë serverave të AKSH dhe të tatimeve në Republikën e Shqipërisë.

Inxhineri i Sigurisë Kibernetike tha se publikimi i këtyre të dhënave ishte një rrezik i madh pasi mund të përdoren nga shtete që nuk na e duan të mirën.

Ndërsa eksperti i ekonomisë Pano Soko tha se rrogat e larta të publikuara vinin si pasojë e metodave të përdorura për pastrimin e parave në Shqipëri.