Në Britani është shënuar sot një rekord i ri prej 122,186 të infektuar me Covid nga 119,789 që u regjistruar një ditë më parë.

Sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, janë raportuar 137 viktima nga Covid-19. Në total, 147 857 persona kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë.

Nga rastet e reja, 23.719 janë konfirmuar si të variantit Omicron.

Më herët gjatë ditës së sotme, u njoftua se qeveria britanike do të ofrojë viza pune 12-mujore për punonjësit e shëndetësisë nga vendet e tjera pasi pandemia e re e koronavirusit përkeqësoi mungesat shëndetësore