Deputeti socialist Erion Braçe ka sulmuar ashpër 4 kolegët e LSI-së që janë mbledhur sot për të festuar fundvitin, së bashku me mbështetës të tyre, por edhe njerëz të mediave të ftuar.

Braçe  thotë se kjo është një skenë papërgjegjëshmërie, në një ditë kur 7 persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid 19 në vendin tonë.

Ish-zëvendëskryeministri shkruan më tej se vendi ynë po habit këdo me papërgjegjshmërinë e politikanëve, që bëjnë grumbullime në kohë të tilla.

Postimi i Braçes:

7 te vdekur sot nga covid! zero pershtypje; deri kur tu bjere ne dere te tyre!

Nuk luftohet covid me gjasme! Gjithe evropa me masa ekstreme kunder covid, ketu, shiheni vete:

Kater deputete te kuvendit kane hapur nje club qe sipas ligjit duhet te jete i mbyllur dhe, po festojne!

Javen e shkuar komiteti teknik vendosi te mos ndryshoje gje; zero masa plus!

Nderkohe zero po zbatohen masat ekzistuese! Ja ku e keni!

Ky vend po habit kedo me papergjegjshmerine e tij kudo, grumbullon, ben mbledhje-zero masa, as maske; grumbullon, feston-zero masa, as maske; te gjitha ne ambjente te mbyllura!

Zot i madh shpetoje kete vend nga papergjegjshmeria e politikaneve te tij!

/E.M-noa.al