Sipas MeteoAlb: Vijon ndikimi i motit të vranët edhe gjatë ditës së mërkurë shoqëruar herë pas herë me reshje shiu, edhe pse nuk do ketë sasi të konsiderueshme të reshjeve. Mbetet po ashtu edhe pjesa e dytë e ditës në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të pakta shiut. Kushtet atmosferike të paqëndrueshme mbeten deri pas mesnatës kur moti përmirësohet gradualisht.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në vlerat minimale  dhe maksimale duke bërë që mëngjesi të shënojë 2°C ndërsa mesdita deri në 18°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare  me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilor-Verilindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.

Kosova

Vranësira të dendura, të cilat do të sjellin reshje të pakta shiu të ndërprera nga intervale të shkurtra me kthjellime mbizotërojnë motin territorin e kosovës deri pasdite, kur do ketë përmirësim të situatës meteorologjike duke sjellë pauz të reshjeve të shiut.

Maqedonia e Veriut

Një qëndër e presionit të ulët atmosferik e zhvilluar mbi mesdhe me ndikim në të gjithë Ballkanin do të diktojë edhe në republikën e MV vranësira të dendura shoqëruar me shira mesatar dhe lokalisht intensiv. Këto kushte atmosferike mbeten gjatë gjithë ditës.