Një makinë në Tiranë ka marrë flakë në ecje pasditen e sotme.

Policia bën me dije se rreth orës 18:20, në rrugën “Azem Meshi” makina ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.