Qendra e Tiranës duket magjike në këtë fundvit, me lodrat e fëmijëve dhe shtëpizat e vendosur në sheshin Skënderbej.

Siç shihet dhe në pamjet e NOA/LSA qindra njerëz zgjedhin mbrëmjet për të kaluar kohë në shesh, por pse jo dhe për të ndjerë atmosferën e festave përmes pemës dhe dritave.

Gjatë ditës së sotme në vendin tonë nuk do të ketë orë policore, dhe në mesnatën e ndërrimit të viteve do të ketë një koncert të organizuar nga Bashkia e Tiranës, me pjesëmarrjen e disa këngëtarëve, përfshirë dhe Alban Skënderajn dhe Elvana Gjatën.

Koncerti pritet të nisë rreth orës 23:00, pikërisht në sheshin Skënderbej, ku hyrja do të jetë e lirë.