Një bombardues B-2 Spirit me vlerë 2 miliard dollarë mund të shihet tani në Google Earth pasi një përdorues i faqes së internetit Reddit publikoji një foto të avionit duke fluturuar mbi fushën e një fermeri në Misuri .

Avioni është prodhuar nga kompania “Northrop Grumman” dhe fluturoi për herë të parë në vitin 1989 raporton “Daily Mail”. Ai është një nga 21 avionët që është vendosur në bazën e Forcave Ajrore Whiteman që ndodhet rreth 20 milje në jug të vendit ku u vu re. Përdoruesi i Reddit publikoji bashkë me foton dhe koordinatat ku bombarduesi B-2 Spirit mund të shikohet në Google Earth.

Imazhi në faqen e internetit ka marrë 109,000 vota pozitive dhe është komentuar 3,000 herë. Në faqen My Garden Channel në Youtube është publikuar dhe një video ku tregohen imazhe të avionit të zmadhuara. Përdoruesi i faqes Reddit deklaroi se foton e ka gjetur në një grup në Facebook. Avioni është i pajisur me një teknologji ushtarake të përparuar dhe brenda tij gjen një mikrovalë, një frigorifer, zonë pushimi dhe ulëse jashtëzakonisht të rehatshme sipas gazetarit Langewiesche.

B-2 Spirit është një avion që u krijua për të hyrë pa u vënë re në territorin armik dhe që në të mund të instalohen dhe armë bërthamore. Modelet e reja të këtij mjeti ajror pritet të kushtojnë rreth 639 milion dollar sipas faqes Task & Purpose.