Tërmeti me magnitudë 5.5 ballë i shkallës Rihter që goditi mbrëmë Greqinë është ndjerë edhe në Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë e Veriut.

Në rrjetet sociale menjëherë filluan postimet e ndryshme e pati prej tyre që e kthyen edhe në shaka një gjë të tillë.

I tillë ishte edhe rasti i një komentuesi i cili zgjodhi të bënte ‘shaka’ duke e krahasuar tërmetin me rrëzimin e Fifit.

‘Nuk ishte tërmet, u rrëzua Fifi’, komentonte ai.

Por, Fifi nuk e ka pranuar si shaka, ajo madje e ka cilësuar edhe si bullizëm ndaj të cilit ka replikuar me anë të një story në Instagram.

Postimi i plotë i Fifit

“Dhe ja pra miq të dashur…kemi edhe kështu lloj njerëzish akoma.. ja pra miq të dashur 27 vjet unë i kam kaluar me njerëz të tillë nëpër këmbë..po si puna ime, sa janë?

Pastaj mund edhe të thoni që Fifi ka probleme? Ka Fifi apo njerëzit me Fifin? Po si mua sa njerëz të tjerë bullizohen në ditë?

Si puna ime sa femra të tjera përqeshen e nëpërkëmben? Sa njerëz të tjerë plasin e mundet edhe t’i bëjnë dëm vetes?Marre..Marre..Marre! Ndërkohë ty edhe shumë të tjerëve ua kam lënë Zotin o njerëz pa njerëzi”.

Fifi ka qenë banorja më e komentuar e formatit Big Brother Vip e cila shihej edhe si finaliste, por sherri me Balinën e penalizoi me largim nga shtëpia.