Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë me epiqendër në afërsi të Pukës goditi mesnatën e kaluar vendin tonë.

Si pasojë e lëkundjeve ka pasur plasaritje në muret e spitalit të qytetit, dhe dëme në disa pallate.

Bashkia Pukë ka nisur që mbrëmjen e kaluar kontaktet. Janë porositur administratorët dhe krepleqt e fshatrave të interesohen për pasoja të mundshme pas kësaj situate.

Deri tani janë konstatuar deme tek disa pallate tek lagjia e ‘Muzeut’ ku sipas raportimit të banorve ka plasaritjeë, nderkoh janë të dukshme demtimet në oxhaqet e pallateve.

Plasaritje dhe rënje suvash ka dhe në spitalin e qytetit.