Kontrabandë mallrash me vlerë 10.000 euro zbulohet në pikën kufitare të Kafasanit
Më datë 28.01.2022 ora 10.05 në pikën e kalimit kufitar “Kafasan” në dalje nga vendi, pas aktiviteteve të kryera paraprakisht nga Departamenti për Krime Ndërkufitare në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Perëndim, automjeti i pasagjerëve “Mercedes” me shenja kombëtare shqiptare, me drejtues shtetasin A.S. (55), ku bashkëdrejtues ishte A.M.(47). Në automjet janë gjetur produkte me vlerë rreth 10 mijë euro, pa dokumentacion të rregullt. Personat dhe produktet i janë dorëzuar nëpunësve doganor për procedurë të mëtutjeshme në pajtim me nenin 263 të ligjit doganor.