Ish-kryeministri Sali Berisha ka zyrtarizuar koalicionin që Komisioni i Rithemelimit do të ketë me LSI-në për zgjedhjet e 6 Marsit.

‘Do të regjistrohemi si koalicion me LSI-në. Po diskutojmë edhe me parti aleate është në finalizim’, tha Berisha, ndërkohë që u pyet dhe për logon dhe emrin që koalicioni i ri do të ketë.

‘Logoja do të jetë e re. Koalicioni do të quhet ‘Shtëpia e Lirisë’ dhe do të ketë logon e vet. Logoja nuk është me e partisë por e koalicionit. E them ai është një konfiskim nga narko shteti dhe Edi Rama do ta paguajë shtrenjtë këtë konfiskim’, tha Berisha.

“Edi Rama me bandat e tij ka konfiskuar në një akt madhor kriminal politik siglën e PD. Ne e konsiderojmë atë të konfiskuar dhe qëllimi më madhor ishte që ne të mos merrnim pjesë në këto zgjedhje. Ne marrim pjesë në zgjedhje sepse bojkoti nuk është opsion për ne.

Do ketë një marrëveshje me një koalicion në përputhje me ligjin dhe në atë marrëveshje do paraqitet dhe logoja të cilin cdo shqiptar e ka të qartë se logo e vërtetë tonë e ka konfiskuar Edi Rama dhe kjo nuk i pengon ata që atë ta shohin të shkruar në ballin e këtyre zotërinjve dhe gjithë mbështetësve të kësaj partie.

Lulzim brava është në mision peng i Edvin Ramës dhe natyrisht siç blindoi në mëyrë më skandaloze selinë e PD, siç mori për mbrojtje vrasës, trafikantë, dhe banditë të dënuar, ai vazhdon të zbatojë porositë e tij.

Por unë kam besim të madh tek anëtarët e PD që do t’i përgjigjen këtyre qëndrimeve të peng Bashës me injorim të plotë dhe total dhe do votojnë së bashku me demokratët për kandiatët e votës së lirë, për kandiatët e dinjitetit qytetar, individual. Kështu që nuk kemi asnjë impresion nga pazaret Rama-Basha”, tha më tej Berisha.