Zjarr në një pallat te zona e ‘Freskut’ në rrugën ‘Xhon Belushi’ në Tiranë.

Zjarri ka shpërthyer në një apartament në katin e 5-të.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilat po lokalizojnë dhe fikin flakët duke mos lejuar që zjarri të përhapet në apartamentet e tjera. Nuk raportohen për lëndime në njerëz.

Gjithashtu në vendngjarje ka shkuar edhe policia.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe të përcaktojnë shkakun e zjarrit.