Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan-Librazhd, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka rënë në Lumin Shkumbin.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”, ndërsa sipas informacioneve paraprake shërbimet e policisë e zjarrfikësve po punojnë për nxjerrjen e shoferit dhe pasagjerëve nga automjeti.

Paraprakisht dyshohet për 5 persona që kanë qenë brenda mjetit.

Derimë tani një fëmijë është nxjerrë nga mjeti në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Foto ilustruese