Janë zbardhur emrat e të arrestuarve të një operacioni të gjërë që u zhvillua mbrëmjen e kaluar në tre qytete të vendit. Hetimi i cili nisi në vitin 2020, për burgjet në Elbasan, Peqin dhe në Korçë.

Prokuroria preu 25 “udhër-arrestesh”, ku mes tyre përfshihen efektivë rendi, policë të burgjeve, biznesmenë e madje edhe të dënuar “VIP”.

EMRAT:

-Hysni Ndreu polic -Gazmir Meta polic Bradashesh -Elvis Gjoci kontrollor burgu Bradashesh -Gentjan Gjata biznesmen -Kastriot Gjella qytetar -Erigers Miha qytetar -Ervin Velia i dënuar -Genci Xhahysa i dënuar -Klevis Delia i dënuar -Dardan Xhahysa qytetar -Enver Kasneci -Delin Hajdari i dënuar Drenovë -Aleksander Llanaj i dënuar -Gaxhai Gazmir Braka i dënuar -Arben grori i dënuar -Aleksander Sinanaj i dënuar Peqin -Leo Osmani i dënuar -Ilia Bashelli punonjes policie Drenovë -Olgert Muça polic Drenovë -Metko Nurcelli polic Drenovë

Rrjeti i punonjësve të burgut në Elbasan, Peqin dhe Korçë, kanë përfunduar në pranga, ku me anë të bashkëpunimit mes tyre, akuzohet se arritën të fusnin brenda qelive lëndë narkotike, alkool, femra që nuk i përkasin rrethit familjar, lojëra fati dhe sende të tjera të paligjshme.