Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila do të bashkëpunojë me Berishën për zgjedhjet e 6 marsit, ka shpjeguar shkakun e krisjes së marrëdhënies së saj me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në fjalën e saj në emisionin “Opinion”, Kryemadhi ka nxjerrë mesazhet që i dërgonte Bashës, duke i kërkuar që të mbante Gazment Bardhin, të dërguarin politik në qarkun e Elbasanit, larg votave të partisë së saj.

Kryemadhi: Marrëveshja e 5 qershorit ishte krisja e parë se zoti Basha nuk donte ta firmoste. E mbani mend “topi është në fushën e Luli Bashës”. Kjo marrëveshje nuk do firmosej ditën tjetër. Po ka qenë Lëvizja Socialiste për Integrim, janë dëshmitarë zoti Bylykbashi dhe zoti Vasili, që thamë ne do ta firmosim. Pasi u firmos marrëveshja e 5 qershorit që betonizonte 85% të vendeve në Parlament të opozitës fillon origjina, fillon origjina tek ndryshimet kushtetuese.

Ky kandidati i PD në Prrenjas është ulur me Ballën dhe bën thirrje votoni PD, vetëm LSI mos votoni. Edhe në Gramsh bashkëpunuan kandidatët e PD me PS, ngaqë Taulanti e ka personale me LSI-në.

“Kandidatët të mos futen në luftën mes LSI dhe PS. Thuaja Gazit! Atij nuk i punon truri. I kam thënë 100 herë”, i ka thënë Kryemadhi ndërsa Basha e mori në telefon duke i thënë: “E qartë, flas unë me Gazin!”