Mirë se vini në prapaskenat e Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 dhe mirë se vini në të ardhmen. Brenda flluskës olimpike, masat Covid-19 nënkuptojnë se robotët e stilit të Star Wars R2-D2 janë një pamje e njohur në qendrat e mediave dhe hotelet, duke pastruar dhe kujtuar njerëzit të mbajnë maskat e tyre.

Dhe në skenat që ngjajnë me një film fantastiko-shkencor, kontrollet e temperaturës, gatimi dhe shpërndarja e ushqimit ofrohen të gjitha si një shërbim i automatizuar raporton “BBC”. Robotët mund të përgatisin koktejin tuaj të preferuar pa pasur nevojë t’i jepni bakshish.