Komunikimi është një nga aspektet më të rëndësishme të çdo marrëdhënieje, por mund të jetë edhe një nga proceset më të vështirat.

Ndonjëherë, ne mund t’i themi partnerit tonë gjëra që nuk i duam në të vërtetë ose për të cilat pendohemi më vonë. Megjithatë, disa fjalë mund të kenë një ndikim të qëndrueshëm negativ në ndjenjat, besimin dhe vetëvlerësimin e partnerit tonë, dhe rrjedhimisht në marrëdhënien tonë.

New York Times iu drejtua psikologëve, duke dashur të përpilojë një listë me fraza që nuk duhet t’ua themi kurrë partnerëve tanë.

Fatkeqësisht, shumica prej nesh i kanë përdorur ato, ndoshta më shumë se një herë. Gjithsesi, shikoni më poshtë se cilat janë.

Përgjithësime, të tilla si “Ti gjithmonë” ose “Ti kurrë”

Kundërshtimet ose vërejtjet, të tilla si “Po, por”

Krahasimet, të tilla si “Ti duhet të jesh më shumë si…”

Fraza “Qetësohu”