Dalin detaje të reja nga arratisja e 5 të burgosurve në Greqi, 4 prej të cilëve ishin shqiptarë.

Sipas policisë,  sot ata  enden të lirë nëpër rrugët e Kretës dhe përbëjnë rrezik pasi ishin dënuar për vepra të rënda si vrasje, grabitje etj.

Mediat greke kanë nxjerrë edhe pamjet e Komisariatit të Chanias, ku do të qëndronin deri sot, ditë kur do të transferoheshin në burg.

Siç duket të burgosurit kanë zgjedhur që të dalin nga shkallët e pasme të emergjencës së Komisariatit, duke kaluar më pas pa asnjë problem gardhin e lartë, për t’u zhdukur më pas rrugëve të lagjeve.

Pasi mungesa e tyre u pikas sot, skuadra e Policisë është vënë në kërkim të tyre, për t’iu rikthyer prangat në duar. Megjithatë deri më tani nuk kanë publikuar asnjë emër apo foto për të kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve.