Dje, në pikën e kalimit kufitar Bllacë, në një veturë të pasagjerëve të deklaruar për dalje nga vendi, ekipet mobile të Seksionit për punë operative pranë Drejtorisë së doganave, kanë parandaluar tentimin për kontrabandim të 5 kilogramëve stoli ari.

Përkatësisht, me datë 08.02.2022, në dalje nga vendi, në pikën e kalimit kufitar Bllacë, në orët e pasdites për kontroll doganor është paraqitur një veturë me targa të Serbisë, e drejtuar nga shtetas i Maqedonisë. Gjatë kontrollit të detajuar nga ekipet mobile, janë vërejtur parregullsi në zonën ndërmjet dy sediljeve të përparme, pra është mbyllur zgavra mbi auspuh. Në brendësi të automjetit, në hapësirën ndërmjet dy sediljeve të përparme, është gjetur hapje e një bunkeri të punuar posaçërisht, i cili kishte 10 pako me stoli ari në vlerë prej 9.604.430 denarëve dhe me peshë të përgjithshme prej 5097,59 gram.

Stolitë e arit dhe vetura e pasagjerëve janë konfiskuar përkohësisht, ndërsa i raportuari së bashku me tërë dokumentacionin i janë dorëzuar Seksionit të hetimeve në Sektorin për kontroll dhe hetime për veprime të mëtutjeshme, pas së cilës do t’i drejtohet kallëzimi përkatës penal.