Pas publikimit të lajmeve për takimin me banorët lagjes ‘5 Maji’ dhe me nënë Lizën, Edi Rama jep versionin e tij.

Në videon që ka postuar në rrjetet sociale, Rama dëgjohet duke u përplasur me banorët me nënkuptimin se derimë tani kanë jetuar si kafshë.

Rama nuk lejon ndërhyrjet e banoreve, ndërkohë që rrugës pjesë e takimit bëhet dhe numri dy i bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku.

Kryeministri ua thotë në mënyrë ultimative banorëve, se nëse duan mund t’i marrin shtëpitë që ua jep shteti, dhe në rast se nuk duan mos ti marrin.

Rama: Më thuaj po të dëgjoj.

Nëna Liza: Në datën 19 na kanë shembur shtëpinë 3 katëshe, ne nuk jemi as serbë, as xhandarë, kanë punuar janë rropatur fëmijët në Greqi. Nuk jemi kundcra shtetit, nuk jemi kundër qeverisë. Ishin 1 mijë policë kundër 13 vetëve.

Rama; Dmth ti e do shtëpinë vilë siç e ke pasur? Dëgjo këtu, më dëgjo që të jemi të qartë, po hajde ky është nënkryetari i bashkisë, meqe ju thoni se këtë punë e bën Bashkia, të jemi të qartë në një pikë, e para punës ju keni ndërtuar pa leje keni zënë tokën e tjetërkujt. Por nuk jeni vetëm ju, se ashtu ka qenë koha.

Unë kur kam qenë kryetar Bashkie kam qenë i pari që kam thënë se kjo punë nuk bëhet me prishje, por është thënë qartësisht dhe në ligj, legalizohet çdo gjë që nuk pengon zhvillimin, pasi nuk mund të legalizohet çdo gjë, a do më dëgjosh ti mua. Juve jeni pa leje, që të jemi të qartë, shtëpia juaj dhe e të tjerëve nuk legalizohet, por ne nuk ju kemi thënë për asnjë moment që do të dilni jashtë. Ne kemi thënë që sidoqoftë keni bërë një investim tuajin, dhe ne në rrugë nuk ju lëmë, dakord?

Ne do të bëjmë një lagje të re, ku njerëzit të jetojnë si njerëz jo si kafshë. Fëmijët duhet të rriten në një lagje që e ka shkollën afër, ne nuk po prishim banesat që tia japim… më dëgjo me vëmendje, në fund fare nëse unë nuk iu pëgjigjigjem pyetjeve do të bësh pyetje. Ne do të ndërtojmë një lagje ku do të strehohen të gjithë ata që kanë humbur shtëpitë nga tërmeti. A ka mundësi që të më dëgjosh mua, se nuk do merremi vesh, ti nuk po më dëgjon, ti po më ndërpret.

Banorja: A mund të bëj një pyetje?

Rama: Unë nuk kam ndërmend që të iki, jam këti dhe do tju dëgjoj. Ti votën vazhdo jepua atyre që të lanë të ndërtoje.

Banorja; Unë votën sia kam dhënë, për mua jeni njësoj të gjithë, si qofshi me votë si qofshi pa votë.

Rama: Dua që së bashku me kombinatin të jetë një lagje model, siç e keni parë në projekt. Ne duam të bëjmë një lagje për njerëzit që janë rrugëve për shkak se kanë humbur shtëpitë, nuk ju kemi asnjë borxh. Si ka mundësi, do ju flasësh apo jo, çfarë e ke këtë, mbesë?

Nënë Liza: E kam komshije…

Rama: Kjo po bëhet për njerëz që i është prishur shtëpia, dhe ka mbetur në rrugë, dhe si ai dhe ajo janë shumë, pleq të moshuara, familje në nevojë, nuk ka shans që ti lëmë ne në rrugë ata. Prishen 5 shtëpi aty, për të ndërtuar një pallat.

Rama: Sa djem ke?

Nënë Liza: 3 djem kam, kisha 12 dhoma…

Rama: për dhoma nuk e di si del llogaria, por ti do të marrësh shtëpi për vete dhe për djemtë, nëse do të rrish në rrugë dhe të bërtasësh mirë, nëse do të marrësh shtëpi do e marrësh, dhe do ta marrësh FALAS. Nëse nuk e doni shtëpinë mos e merrni.

Pse bërtet moj, çfarë ke që bërtet. Do të merrni shtëoi me kontratë, siç e kanë marrë banorët e tërmetit, se nuk keni asnjë meritë të veçantë ju. Ajo është pronë e popullit shqiptar.