Është vetëdorëzuar në Policinë e Korçës 20-vjeçari shqiptar, që akuzohet për vrasjen e 19-vjeçarit Alkis Kampanos në Selanik të Greqisë.

I riu shqiptar, Roxhers Demirazi, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa në një mesazh nga arratia ai kërkonte që të dorëzohej.

Pasi nisi hetimet, policia greke tha se Demirasi ka mundur të largohet drejt Shqipërisë në datën 2 shkurt, më pak se 24 orë prej vrasjes së 18 vjeçarit.

Ai ka kaluar normalisht nëpër pikën kufitare të Kapshticës, madje ka vulosur normalisht edhe pasaportën e tij shqiptare, pasi deri paraditen e së shtunës, ai nuk ka qenë në kërkim.

Emri i 20 vjeçarit u hodh mbasditen e së shtunës në kërkim brenda territorit grek.

Autoritet greke thanë se 20 vjeçari është në procedim edhe për një akt të ngjashëm të ndodhur në vitin 2019 i cili për fatin e mirë përfundoi vetëm me dhunimin e tifozëve të palës kundërshtare,por pa viktima si në ngjarjen e 1 shkurti ku humbi jetën 18 vjeçari Alqis Kambanu.

Prokuroria e Selanikut deklaroi se personat e implikuar do të ndiqen me disa akuza, mes të cilave edhe ajo e krijimit të organizatës kriminale, pasi prej bastisjeve në zyrat e tifozëve në lagjet e Selanikut dhe Athinës gjatë ditëve të fundit, u gjetën prova të një strukture të organizuar kriminale e cila kontrollohet dhe urdhërohet në mënyrë të organizuar prej drejtuesve të tifozëve pranë klubeve më të mëdha sportive në vend, madje ndaj disa prej tyre janë ngritur edhe akuza penale.