Një shqiptare, e identifikuar si Fatime Reçi është arrestuar në aeroportin e Stambollit pasi është kapur me 3 kg ar me vlerën e 2.5 milionë lirave, të padeklaruar në doganë.

Pas kontrollit, në çantën e saj janë gjetur një sasi bizhuterish. Sipas medieve turke, Reci kishte zbritur në aeroport më 14 janar. Policia ishte vënë në ndjekje të saj.

Ajo u ndalua dhe iu nënshtrua kontrollit bashkë me valixhen dhe çantën ku kishte fshehur sendet me vlerë rreth belit, poshtë rrobave.

Asaj i janë sekuestruar  3 kg e 117 gram flori me vlerë tregu 2 milionë e 500 mijë lira, 14 ora dore, të markave të ndryshme, me vlerë tregu 565 mijë lira, bizhuteri ari, unaza vathë, rreth 588 gram me vlerë tregu afërsisht 352 mijë lira  si dhe monedha apo shufra të vogla ari.

Momenti i kapjes së shqiptares është kapur nga kamerat e sigurisë së aeroportit.