Skandali me inceneratorët, kërcënohet me jetën nënkryetarja e LSI, Brisida Shehaj.

Shehaj ka marrë kërcënime pas denoncimit me emra dhe fakte të qeveritarëve që janë përfshirë në këtë aferë.

E kontaktuar nga nga disa media, Shehaj është shprehur se, ka vendosur ta lërë në dorë të drejtësisë.

“E kam lënë në dorë të Prokurorisë dhe nuk dua të merrem me këtë”, ka deklaruar Brisida Shehaj.

Kërcënimet kanë ardhur pasi nënkryetarja e LSI, e ftuar në emisionin ‘Opinion’ ka publikuar me emra të përfshirët në aferën më të madhe korruptive siç është ajo e inceneratorëve.

Ende nuk dihet se nëse do të veprojnë organet kompetente në këtë rast.