Disa nga forcat ruse të dislokuara për stërvitjet ushtarake pranë kufirit me Ukrainën po kthehen në bazat e tyre, raportoi Ministria e Mbrojtjes e Moskës. Tërheqja e trupave ruse në bazat e tyre “ishte e planifikuar” dhe “nuk varet nga histeria perëndimore”, tha ministri i Jashtëm Lavrov. Ministri shtoi se lajmet e përhapura nga Perëndimi për një pushtim rus të Ukrainës janë “terrorizëm mediatik”.

Ndërsa në një reagim të fundit presidenti rus Vladimir Putin, bëri ironi me SHBA-të.

“A e di SHBA orën se kur do të fillojë lufta? E kemi të pamundur të kuptojmë marrëzinë e njoftimeve për luftë”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov