Aksident tragjik në Turqi. 6 persona humbën jetën dhe 41 të tjerë u plagosën pasi një autobus u përmbys në Turqinë qendrore, njoftuan mediet të shtunën, 19 shkurt.

Mësohet se personat e plagosur u dërguan me urgjencë në spital pasi morën plagë të shumta.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:30, në kilometrin e 50-të të rrugës Konya-Aksaray.

Autobusi i drejtuar nga Metin Çetintaş 49 vjeç që po udhëtonte nga İzmiri në Kapadokia, doli jashtë kontrollit për shkak të mjegullës së madhe dhe akullit në rrugë dhe u përmbys në park.

Pas njoftimit në vendin e ngjarjes u nisën ekipet mjekësore, zjarrfikëset dhe policia e cila nisi hetimet.