Lagja e “5 majit” vijon të tregojë rezistencë ndaj IKMT, duke kundërshtuar shembjen e banesave të tyre. Edhe sot është parashikuar që të prishen dhjetëra shtëpi, ndërsa banorët janë bërë bashkë dhe kanë kundërshtuar edhe me forcë policinë dhe IKMT.

Në një moment banorët janë filmuar teksa qëllojnë me gurë ndaj fadromave të IKMT.

Ndërkohë nga ana tjetër forca të shumta policie janë në zonë të cilët po përpiqen të largojnë banorët nga banesat e tyre.