Mbrëmë është penguar apo bllokuar për një periudhë të shkurtër qasja në faqet e Bankës Popullore dhe bankave vendase, si pasojë e një sulmi DDoS. 
Kjo u tejkalua në kohën më të shkurtër të mundshme përmes masave të ndërmarra nga Banka Popullore, bankat dhe ofruesit e internetit. Siguria, gjegjësisht konfidencialiteti dhe integriteti i të dhënave nuk u vu asnjëherë në dyshim.
 
DDoS është një sulm në faqet e internetit, në të cilin një numër i madh klientësh fiktive nga vende të ndryshme pretendojnë se duan informacion nga faqja, për shkak të të cilit serveri është i mbingarkuar dhe ka nevojë për më shumë kohë për t'iu përgjigjur kërkesave të përdoruesve të vërtetë.Megjithatë, në këtë rast, as shërbimi nuk fiket dhe as përmbajtja e faqes në internet nuk ndryshohet.
 
Në përputhje me trendet botërore, Banka Kombëtare së bashku me bankat, vazhdimisht po punon për forcimin e qëndrueshmërisë së sistemeve të informacionit, monitoron kërcënimet e reja që lidhen me hapësirën digjitale dhe vazhdimisht merr masa për rritjen e mbrojtjes së sigurisë.