Publikohen pamjet e godinës së goditur nga raketa në Kiev mëngjesin e së shtunës.

Fotot u shfaqën nga Ministria e Brendshme e Ukrainës. Imazhet  tregojnë punonjësit e urgjencës që ndihmojnë në evakuimin e banorëve.

CNN përshkruan se  goditja dëmtoi  tërësisht disa apartamente , muret e tyre të jashtme dhe dritaret mungojnë dhe një vrimë e madhe është hapur në anën e ndërtesës.

Trotuari poshtë  është i mbushur me mbeturina. Disa dritare  katet e poshtme duken të thyera, me dëmtime të ngjashme në çatitë e ulëta ngjitur.

Një foto tregon dy  punonjës të emergjencës që ndihmojnë një banor dhe  një grua larg vendit të ngjarjes, me punëtorë të tjerë që vrapojnë në sfond.