Disa shpërthime janë dëgjuar këtë mesditë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

“Reuters” raporton se janë shënuar shpërthime të njëpasnjëshme në kryeqytet, duke bërë që të bien sirenat për shpërthimin e një sulmi ajror. Origjina e saktë e shpërthimeve nuk mund të përcaktohet akoma.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës prej nëntë ditësh dhe synimi kryesor është marrja e Kievit, teksa prej ditësh një kolonë e gjatë me autoblinda është nisur drejt kryeqytetit, por ka ngecur në vend.