Humb jetën në autobus një grua në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Dritan Hoxha”.

Sipas policisë, në një mjet të transportit publik (autobus) ka ndërruar jetë M. N., 46 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.