Diversion apo e vërtetë?

Kryetari i parlamentit të Rusië Vajçeslav Volodin tha se presidenti i Ukrainës Volodimri Zelenskyy është larguar nga Ukrainas dhe ndodhet aktualisht në Poloni.

“Zelenskyy ka lënë Ukrainën. Deputetët e parlamentit ukrainas thanë se nuk mundën ta merrnin atë në Lvov. Tani ndodhet në Poloni”, shkroi në Telegram Volodin.

Shumë vende europiane kanë ofruar strehim për kreun e shtetit ukrainas, por ai ka refuzuar të largohet nga atdheu.

Zelenskyy ka deklaruar dhe madje e ka shoqëruar edhe me video, se ndodhet në Kiev si një ushtar besnik i atdheut të tij.