SHBA po shikon si opsion të mundshëm arritjen e një marrëveshje me Poloninë për të furnizuar Ukrainën me avionë ushtarakë të prodhuar nga Rusia. Kështu deklaron Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken.

Pilotët ukrainas tashmë dinë se si t’i fluturojnë ato dhe Blinken tha se SHBA mund të sigurojë avionë zëvendësues për Poloninë. “Ne po shikojmë çështjen e avionëve që Polonia mund t’i ofrojë Ukrainës dhe duke parë se si mund të jemi në gjendje të bëjmë mbulimin me këto mjete fluturimi” tha Blinken.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka paralajmëruar fqinjët e Ukrainës që të mos strehojnë avionë luftarakë ukrainas, duke thënë se ata mund të përfshihen në konflikt.