TIRANË

Kryeministri Edi Rama foli sot për rezultatin e PS në zgjedhjet në 6 bashki, ku fitoi në 5 prej tyre, por humbi Shkodrën, e cila u fitua nga kandidati i Sali Berishës. Ai tha se sot në kokën e tij ka vetëm një gjë, si ta mbrojmë shqiptarin, familjarin, konsumatorin dhe popullin shqiptar.

“Nuk dua të bëj fare nga këto debate sepse këto janë një luks që është i jashtëzakonshëm dhe unë mendoj që kjo është koha për t’u parë në sy shumë më tepër me njeri-tjetrin; për ta dëgjuar shumë më tepër me respekt njeri-tjetrin dhe për të kursyer shumë më tepër llafe ndaj njeri-tjetrit sepse largqoftë këtu shkojmë drejt në situate ku pastaj gjërat vijnë dhe me jetë. Kështu që ta lëmë këtë politikën këtu në punën e vetë, kush ka nge ta bëjë, mua nuk më intereson fare.
Sot ka vetëm një gjë në kokën time non-stop, si ta mbrojmë sa më mirë shqiptarin, familjarin, konsumatorin, si të mbrojmë sa më mirë popullin shqiptar nga kjo flamë. Këto pastaj fituam Dibrën, Rrogozhinën, Vorën, Lushnjë, fituam Durrësin, po pastaj, çfarë shije ka kjo në këto kushte kur ne flasim për gjëra që janë një tragjedi e madhe njerëzore. Si mund të…dakord shumë mirë, fituam, iku. S’mbaj mend kurrë që të mos kem pasur mendjen asnjë minutë tek zgjedhjet. S’e kam pasur asnjë minutë realisht. Realisht, fituam, fituam, se s’ka kush fiton tjetër”, tha Rama.