Një miliarder rus ka bërë ofertën e tij për Chelsean. Robert Wood Johnson, pronar i Neë York Jets, është duke e përgatitur një ofertë për ta blerë klubin anglez.

Manjati amerikan e njeh mjaft mirë klubin dhe Premier League, duke e pasur parasysh se ka banuar për një kohë të gjatë në Londër gjatë periudhës kur ishte ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mbretërinë e Bashkuar.

Mbetet të shihet nëse oferta e tij do të konsiderohet si e kënaqshme për Abramovich. Ky i fundit ka vendosur t’i shesë krejt pronat dhe gjithçka që ka në Britaninë e Madhe pasi u shpall “persona non-grata” në këtë vend, derisa ju ndalua hyrja dhe jetesa në ishull.

E pjesë e shitjeve të miliarderit me pasaportë izraelite është edhe klubi i Chelseat, të cilin e kishte blerë në vitin 2003, e me të cilin ka fituar gjithçka që mund të fitohet në futboll.

Abramovich thuhet se kërkon afro 3 miliardë sterlina për shitjen e klubit nga “Stamford Bridge”. Krahas miliarderit amerikan, thuhet se interesim për ta blerë Chelsean kanë shprehur edhe sheikët arabë.