Gjashtë persona janë marrë nën hetim, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Nën hetim në gjendje të lirë u mor D. H., 48 vjeç, pasi në lagjen nr.14, Korçë, gjatë kontrollit që shërbimet e policisë ushtruan në lokalin e tij, iu gjet e sekuestrua një telefon celular, i cili dyshohet se përdorej për organizimin e lojërave të fatit të palejuara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për veprën “Prerja e paligjshme e pyjeve” për shtetasit: E.Ç., 21 vjeç dhe R. M., 20 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi në aksin rrugor Lin-Pogradec, këta shtetas u kapën me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. Ç., duke transportuar 6 m sterë dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës, O.Gj., 37 vjeç dhe D. H., 36 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, pasi këta shtetas u kapën me mjetet e tyre tip “Benz”, duke transportuar secili nga 4 m sterë dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës.

Për sherrin e ndodhur dy ditë më parë në Pogradec, u mor nën hetim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, K. B., 20 vjeç, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, ky shtetas gjatë një konflikti, ka goditur me sende të forta në trup shtetasin E. H., 20 vjeç, banues në Pogradec.